Huliganët godasin jashtë lokalit yllin e CSKA-s

Basketboll

Huliganët godasin jashtë lokalit yllin e CSKA-s

Më: 3 maj 2023 Në ora: 15:03
Pamje nga një ndeshje

Basketbollisti 34-vjear rus Alexey Shved, që luan me ekipin e CSKA Moskë, prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në një spital në kryeqytetin rus. Ai ka pësuar një traumë në kokë pasi është rrëzuar pas goditjeve që ka marrë një grup huliganësh.

Shved, i njohur edhe për paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në Euroleague, është sulmuar nga 4 persona jashtë një restoranti, ku po darkonte bashkë me familjen. Ngjarja ka ndodhur pas eliminimit të CSKA Moskë nga Liga Baltike (VTB League), ku u mund në ndeshjen e shtatë nga Lokomotiv Kuban.

Grupi i huliganëve, mbështetës të CSKA, e kishin fyer lojtarin që kur ai ndodhej në lokal, duke e ndjekur në momentin që doli nga restoranti dhe sulmuar. Shved është rrëzuar dhe ka goditur kokën, ndërkohë që ndihmën e parë ia dha personeli i lokalit, që largoi edhe personat që e goditën.

Ata e kritikonin Shved për lojën e tij në ndeshjen vendimtare.

Pas incidentit, basketbollisti refuzoi fillimisht të shkojë në spital, por në shtëpi u ndje keq dhe kërkoi ndihmën e stafit mjekësor dhe aktualisht ndodhet i shtruar në urgjencë.

Lojtari nuk do të luajë në serinë për vendet 3-4 të Ligës Baltike ndaj Rubin Kazan. Presidenti i CSKA Moskë sqaroi se Alexey Shved nuk është në rrezik për jetën. Ngjarjen e rëndë e kanë dënuar të gjithë dhe policia po heton incidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat