Reagon ashpër Alban Veseli: Banka rezervë është sulmuar në Mitrovicë

Basketboll

Reagon ashpër Alban Veseli: Banka rezervë është sulmuar në Mitrovicë

Nga: K. Goca Më: 4 maj 2023 Në ora: 13:27
Pamje nga një ndeshje

Basketbolli i Pejës, Alban Veseli, ka reaguar ashpër në lidhje me ndeshjen e mbrëmshme në Mitrovicë mes Trepçës dhe Pejës.

Sipas tij, banka rezervë e Pejës gjatë gjithë kohës ka qenë e sulmuar në Mitrovicë.

“Zero kushte për lojë, zero siguri!

Banka rezervë e sulmuar gjatë gjithë ndeshjes nga huliganë në afërsi 1 metër dhe të gjithë ishim të prekur nga pështyrjet, sharjet, fyerjet e pandalshme, kjo nuk mjaftoj për sigurimin e ndeshjes dhe policinë që në vend se ti krijonin kushtet për lojë edhe ata na sulmuan!

Për referim nuk jam kompetent të flas, mirëpo një lojë aq agresive nga Trepça me 1 faull për 9 minuta lojë në çerekun e fundit lë shumë për të dëshiruar!

20 vite karrierë në basketboll kam kaluar çdo lloj sfide, mirëpo kurrë s’jam ndier më i fyer dhe e i poshtëruar se mbrëmë.

Kërkoj nga Federata e Basketbollit e Kosovës që të krijoj kushte minimale për një ndeshje sportive.

Shihemi të dielën në kryeqytetin e basketbollit në frymë sportive”, reagon Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat