Real Madridi i jep edhe një goditje të rëndë Partizanit në Beograd

Basketboll

Real Madridi i jep edhe një goditje të rëndë Partizanit në Beograd

Nga: K. G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 23:33
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka dëshmuar fuqinë si ekip dhe e ka gjunjëzuar (85:78) sërish Partizanin në Beograd, në kuadër të ndeshjes së katërt çerekfinale të play-off-it të Euroligës.

Real Madridi i jep edhe një goditje të rëndë Partizanit në Beograd, duke u barazuar në seri të fitoreve 2:2.

Trajneri i Realit, Chus Mateo, është shprehur i kënaqur pas fitores në Beograd.

"Duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër.

E di që ndeshja tjetër do të jetë e njëjtë.

Duhet t’i sanojmë disa dëmtime të lojtarëve.

Kemi fituar dy ndeshje, ne duhet të mendojmë se çfarë do të vijë”, tha mes të tjera Mateo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat