FIBA 3x3 Women’s Series për herë të parë në Prishtinë

Basketboll

FIBA 3x3 Women’s Series për herë të parë në Prishtinë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 20:11
Kanada

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina do të jetë nikoqire e disa ngjarjeve madhore në basketbollin ndërkombëtar.

Një ndër to do të jetë edhe FIBA 3x3 Women’s Series, që është edicioni i katërt, ndërsa hera e parë në Prishtinë.

Organizator është 3x3 Prishtina, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo ngjarje organizohet më 14/15 korrik, ndërsa shpërblimi në total është 1 milion dollarë nga të gjitha organizimet.

Në përgjithësi do të zhvillohet në 23 qytete anembanë botës, ndërsa fillon nesër në Wuhan të Kinës, për të përfunduar në Mongoli në shtator.

FIBA 3x3 Women’s Series është një nga ngjarjet më profesionale në basketbollin 3x3 për femrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat