Ndeshja e dytë finale, Peja e pret sot Trepçën

Basketboll

Ndeshja e dytë finale, Peja e pret sot Trepçën

Më: 7 maj 2023 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

E diela është e rezervuar për ndeshjen e dytë të serisë finale së “Play Off”-it, mes Pejës e Trepçës.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi”, nga ora 17:00.

Ashtu si ndeshja e parë e kësaj serie, edhe kjo e ditës së sotme pritet të jetë mjaft interesante, teksa interesimi i tifozëve për ta parë është i jashtëzakonshëm.

Pejanët synojnë fitoren sot për të barazuar serinë finale, ndërsa mitrovicasit me një fitore eventuale, do të bënin një hap të madh drejt titullit të kampionit.

Trepça e fitoi ndeshjen e parë 94:86 si vendase dhe udhëheq 1:0 në këtë seri finale, ndërsa për t’u shpallur kampion nevojiten tri fitore.

“Xehetarët” ishin shpallur kampionë për herë të fundit në vitin 2012, kurse Peja më 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat