Peja - Trepça, finale që pritet me emocione

Basketboll

Peja - Trepça, finale që pritet me emocione

Më: 7 maj 2023 Në ora: 16:09
Pamje nga një ndeshje

Peja dhe Trepça do të përballen sonte në ‘Karagaçi’ në finalen e dytë të play-off-it.

Dueli i sontem parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë dhe një atmosferë fantastike pasi që tashmë janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje.

Një orë para kësaj supersfidë tashmë palestra e sporteve ‘Karagaçi’ në Pejë, është mbushur me tifozë të cilët pritet të krijojnë spektakël në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të dy skuadrat, veçmas për pejanët të cilët opsion kanë vetëm fitore në mënyrë që të barazohet seria e fitoreve në finale.

Skuadra e cila arrin tri fitore shpallet kampion.

Peja për herë të fundit ishte shpallur kampion më 2013, ndërsa Trepça më 2012. Verdhezinjtë ishin edhe në finale të Ligës Ballkanike, ku në fundjavën e kaluar pësuan nga Hapoel, ndërsa ‘Xehetarët’ kanë fituar Kupën e Kosovës në këtë edicion, ndërsa ishin edhe në finale të Superkupës.

Ndeshja mes Pejës dhe Trepçës fillon në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat