Pas largimit të Gençoglu, Ilir Selmani do të drejtojë KB Trepçën

Basketboll

Pas largimit të Gençoglu, Ilir Selmani do të drejtojë KB Trepçën

Më: 10 maj 2023 Në ora: 15:17
Gençoglu

Klubi i basketbollit Trepça ka bërë të ditur se kush do të drejtojë ekipin e tyre pas largimit të trajnerit turk Engin Gençoglu. 

“Faleminderit Engin Gençoglu! 

Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.

Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.

Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit.

Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat