KB Junior 06 - klub i trofeve dhe i sukseseve ​​​​​​​

Basketboll

KB Junior 06 - klub i trofeve dhe i sukseseve ​​​​​​​

Vëllaznim Bytyçi Nga Vëllaznim Bytyçi Më 13 maj 2023 Në ora: 15:51
KB Junior 06

KB “Junior 06 Moni Bau” e ka mbyllur edicionin 2022-2023 me sukses të plotë. Basketbollistet e grupmoshave U-14 janë stolisur me Kupën e Kosovës dhe me titullin e kampioneve. 

12-vjeçarët në grup siguruan vendin e parë, ndërkohë në finale fatkeqësisht pësuan humbje minimalisht.

Pa dyshim, ky sukses u arrit falë angazhimit të lojtareve, por edhe punës së palodhshme të trajnerëve me në krye kryetrajnerin Ramush Rushitin.

“Vërtet ishte viti mbase më i suksesshmi për ne.

Arritëm rezultate shumë të mira.

Me ekipin U-14 ishim të pa konkurrencë në të dyja frontet.  Ato në finale mposhtën skuadrën e Trepçës dy herë rresht me rezultat 77:50 dhe 62:50. Përndryshe kjo skuadër e ka epitetin e skuadrës së pamposhtur, pasi kanë shënuar 20 fitore dhe nuk dinë për humbje”, thotë trajneri Ramush Rushiti dhe shtoi se sukses të lakmueshëm klubi arriti edhe me grupmoshat U-12.

“Edhe grupmoshat U-12, që zhvilluan gara në dy grupe (Lindja dhe Perëndim) u renditën në vendin e parë. Në finale të F-4 të të dyja grupeve

Junior-06 u takua me Trepçën ku ishin të pafat pasi humbën minimalisht (30:32)”.

Sipas trajnerit Rushiti sukses konsiderohet edhe ekipi i grupmoshave U-16. 

Gocat e KB"Junior-06" arritën në finale te F-4 dhe ishin ndër ekipet më serioze për ta fituar edhe këtë titull, por, për fat të keq, lëndimi i lojtares Nazmie Qukiqi (njëra ndër lojtaret më me perspektivë në basketbollin Kosovar), ndikoi që vajzat tona të mos mund t’u bëjnë ballë, kur dihej se përveç Nazmies dhe Yllka Morinës të gjitha vajzat tjera ishin të grupmoshave U-14 e me te reja, duke mos harruar se këto janë fituese të kupës së Kosovës”,  thotë njëri prej trajnerëve më të angazhuar jo vetëm në Prizren, por edhe me gjerë.

Natyrisht këto rezultate dhe këto të arrtura nuk do t’i kishim pa një punë gjithëpërfshirëse, prandaj falënderoj të gjitha lojtaret për angazhimin, disiplinën dhe përkushtimin e tyre në stërvitje e në ndeshje; punën e palodhshme të trajnerëve: Qazimit, Erlindit e Arbrit; Bordit të klubit e atë të prindërve dhe në veçanti donatorët tanë që na kanë mbështetur e që besoj se do të na mbështesin edhe në të ardhmen; si dhe një falënderim të veçantë për përkrahjen e kryetarit ë KK të Prizrenit, z. Shaqir Totaj dhe të DKRS-së” me në krye z. Adem Morina”, ka përfunduar trajneri prej më të trofeshëm për këtë edicion.

Ndryshe, KB “Junior” 06 shpeshherë ftohet edhe jashtë Kosovës. Kësisoj me ftesë të KBF “Buduçnost Bemax” nga Podgorica KB “Junior 06” do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar në Podgoricë që do të mbahet në fillim të korrikut të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat