KBF Prishtina është kampione te U16

Basketboll

KBF Prishtina është kampione te U16

Më: 16 maj 2023 Në ora: 11:26
KBF Prishtina

KBF Prishtina është kampione e Kosovës te U16 në konkurrencën e femrave.

Skuadra prishtinase në ndeshjen e tretë finale të “Play-off”-it të zhvilluar në Pejë, ka mundur Peja 03 me rezultat 39:61.

Në finalen e parë të zhvilluar skuadra pejane kishte fituar me rezultat 62:54, ndërsa në sfidën e dytë finale kishin fituar prishtinaset 56:50.

Peja në gjysmëfinale kishte eliminuar Junior 06 Moni Bau, ndërsa KBF Prishtina kishte mundur AA Prishtinën.

Në garat e rregullta Peja 03 kishte 15 fitore e një humbje, kurse KBF Prishtina 13 fitore e tri humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat