KB Peja: Ekipi jonë është i gatshëm të luftojë deri në atomin e fundit 

Basketboll

KB Peja: Ekipi jonë është i gatshëm të luftojë deri në atomin e fundit 

Nga: K. Goca Më: 18 maj 2023 Në ora: 15:43
Peja

Klubi i basketbollit Peja është mobilizuar që sonte me një lojë të mirë të shënojë fitore dhe të festojë në palestrën e sportit “MInatori” në Mitrovicë.

Ballafaqimi mes Trepçës dhe Pejës, finalja e pestë e play-off-it e Superligës së Kosovës, pritet me drithërima nga tifozët më të zjarrtë të basketbollit.

Në seri të fitoreve janë baras (2:2) dhe sonte (20.00) cila ekip që do të triumfojë edhe do të festojë. 

Trepça ka përparësinë e fushës, kurse Peja beson në cilësitë që ka.

“Sot, njëra nga ekipet më të forta në këtë edicion do të stoliset me titullin kampion. Sot, të dy ekipet do dhurojnë si gjithmonë spektakël dhe emocione të papërshkrueshme. 

Ekipi jonë është i gatshëm të luftojë deri në atomin e fundit, disponimi dhe motivimi në ekip është në nivelin më të lartë të mundshëm.

Ne besojmë fuqishëm tek Titulli Kampionit, andaj do marrim rrugën për Mitrovicë duke pasur parasysh faktin që do të luajmë lojën më të rëndësishme të sezonit.

Ju ri-njoftojmë se ndeshjen mund ta përcjellni direkt nga foleja e Shqiponjave Palestra ‘Karagaçi’ së bashku me të gjithë tifozët e klubit. Dyert në ‘Karagaç’ hapen në ora 19:00

Ora 20:00, Mitrovicë, Palestra "Minatori"”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat