Spaqi: Do të fitojë një përvojë të madhe për karrierën time

Basketboll

Spaqi: Do të fitojë një përvojë të madhe për karrierën time

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:40
Spaqi

Ish-basketbollisti i njohur, Valentin Spaqi ka diplomuar me sukses në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate).

Ky program ka filluar më 2021, ku Spaqi është përzgjedhur nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Gjatë tri viteve trajnerët kanë ndjekur Programe të ndryshme zhvillimore për gjeneratat e reja.

“Falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës me në krye Arben Fetahu për mundësinë e dhënë që të fitojë një përvojë të madhe për karrierën time.

Këtë diplomë ia dedikoj babait tim të ndjerë”, është shprehur Spaqi. Ai ishte edhe trajner i Kosovës U14 dhe U16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat