Dita e Dardanëve

Basketboll

Dita e Dardanëve

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Kosova sonte përballet me Zvicrën në Prizren. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të Dardanëve në vitet e fundit.

Basketbollistët e Kosovës duan përkrahjen nga publiku, që të nisin kampanjën kualifikuese me fitore.

Tifozët “Dardanët” do t’i japin krahë basketbollistëve të Kosovës, ashtu si edhe në të gjitha ndeshjet e kaluara.

Biletat kanë dalur në shitje dhe kushtojnë 3 Euro. Kjo përballje zhvillohet në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025, ku bën pjesë edhe Danimarka, ndërsa vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.

Dardanët kanë filluar përgatitjet më 1 korrik, ku janë stërvitur në “Marigona Residencë” dhe në Prizren, aty ku kanë zhvilluar edhe një sfidë me Shqipërinë për të qenë sa më të gatshëm për këtë kampanjë kualifikuese që do të zgjasë deri më 5 gusht.

Përzgjedhësi Rami Hadar të martën mbrëma ka shpallur listën me 12 lojtarë për ndeshjen ndaj Zvicrës, ku në ditën e fundit është lënduar Erjon Kastrati, për të cilin besohet se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Danimarkës më 26 korrik në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat