Serbia turpërohet, nuk pranojnë të luajnë turqit dhe polakët! Kjo është arsyeja

Basketboll

Serbia turpërohet, nuk pranojnë të luajnë turqit dhe polakët! Kjo është arsyeja

Nga: K. G. Më: 23 korrik 2023 Në ora: 00:02
Pamje nga ndeshja, dy foto

Serbia është turpëruar para evropianëve. 

Është turpëruar në organizimin e dobët të Kampionatit Evropian për të rinj të divizionin A, që po mbahet në Nish.

“Kjo ka sjellë skena të paprecedentë pasi basketbollistet e kombëtares turke dhe polake nuk kanë pranuar të luajnë për shkak të kushteve jo të favorshme në palestrën e shkollës fillore ‘Mika Antiq’.

Stuhia që goditi jugun e Serbisë krijoi kaos, ujë rrjedhi në sallë dhe parketi u bë i rrëshqitshëm që shkaktoi disa lëndime për lojtarët dhe pasi arbitri nuk lejoi që ndeshja të ndërpritet në shenjë proteste, polakët dhe Turqia kaluan vetëm topin nga pesë minutat deri në fund”, ka shkruar media maqedonase “Ekipa.mk”.

Është e çuditshme se si FIBA Europe ka lejuar që të organizohet një Kampionat evropian në një sallë të shkollës fillore.

Faktikisht është një nënçmim për të gjithë pjesëmarrësit në këtë ngjarje për basketbollistët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat