FBK për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës, Dushku emërohet anëtare e Komisionit të FIBA 3x3

Basketboll

FBK për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës, Dushku emërohet anëtare e Komisionit të FIBA 3x3

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 12:57
Dushku

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do ta ketë një përfaqësues në një Komision të FIBA Botës.

Bëhet fjalë për emërimin e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku në Komisionin e FIBA 3x3 nga Bordi Qendror i FIBA-s. Emërimi i Dushkut sipas Bordit Qendror të FIBA-s ka ardhur si rrjedhojë e aftësive, përvojës dhe angazhimit të saj për zhvillimin e basketbollit.

Konform Statutit të FIBA-s, Komisioni 3x3 ka këto detyra:

a) Të hartojë rekomandime për përmirësimin e qeverisjes dhe organizimit të basketbollit 3x3 dhe për prezantimin e garave të reja zyrtare të 3x3;

b) Të japë këshilla për ndarjen e garave zyrtare të basketbollit 3x3;

c) Të jetë përgjegjës për trajnimin, ekzaminimin dhe zbatimin e kualifikimit të kërkuar të të gjithë zyrtarëve të 3x3;

d) Të hartojë tekstin e Rregullave të Basketbollit 3x3 të FIBA-s, të hartojë ndryshime në këto rregulla për t'u miratuar nga Bordi Qendror, të japë interpretimin zyrtar të rregullave dhe të zgjidhë rastet ose rastet e dyshimta që nuk mbulohen qartë nga vetë rregullat;

e) Të studiojë rregulloren që rregullon të gjitha garat 3x3 dhe të rekomandojë ndryshime në këto rregullore; dhe

f) Të monitorojë gjendjen e 3x3 në mbarë botën dhe të japë rekomandime për zhvillimin e 3x3.

Mandati i Dushkut në FIBA Komisionin 3x3 është katërvjeçar (4) 2023-2027.

Duhet theksuar se Dushku është anëtare e Komisionit të të Rinjve në FIBA Evropë në mandatin 2023-2027, përderisa të njëjtin rol e ka pasur edhe në mandatin 2019-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat