​Rifillon finalja mes Trepçës dhe Pejës

Basketboll

​Rifillon finalja mes Trepçës dhe Pejës

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Ka rifilluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Policia ka zbrazur palestrën në Suharekë, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Ballafaqimi ndërmjet tyre u ndërpre pak para përfundimit të pjesës së parë, por pritet që të rinisë së shpejti.

Kujtojmë se vetëm pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë, është ndërprerë finalja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Ishte trajneri i KB Pejës, Rami Hadar i cili ka urdhëruar lojtarët e skuadrës së tij që të tërhiqen nga parketi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat