​Gazetarja Ulpiana Emra sulmohet në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës, reagon SHGSK

Basketboll

​Gazetarja Ulpiana Emra sulmohet në finalen e Superkupës mes Trepçës dhe Pejës, reagon SHGSK

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 22:12
Ulpiana Emra

Sot ka ndodhur turpi i madh në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Pejës.
Gazetarja e sportit, Ulpiana Emra, është goditur me shishe.

"“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, dënon ashpër sulmin në gazetaren e sportit, Ulpiana Emra. 

Kolegia jonë ishte në detyrën e saj kur u godit me shishe nga shikuesit në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça - Peja, që u zhvillua të dielen në Suharekë.

Aktet e tilla të dhunës në terenet sportive janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm.

Në organizimin e ngjarjeve sportive, duhet të ofrohen kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre.

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, kërkon nga organet e rendit që aktet e tilla të parandalohen dhe persona të dhunshëm të marrin dënimet e merituara”, reagon Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës, me kryetar Edmond Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat