Trepça fiton, Hajrizi shënon 20 pikë

Basketboll

Trepça fiton, Hajrizi shënon 20 pikë

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 21:07
Drilon Hajrizi

Trepça e ka nisur me fitore bindëse edicionin e ri. Mitrovicasit në javën e parë kanë mundur Istogun me rezultat 65:112 (13:31, 22:32, 13:29, 17:20), ndërkohë që kjo ishte ndeshja e parë për istogasit në elitë.

Në fakt, ndeshje nuk kishte shumë histori. Mitrovicasit e filluan furishëm sfidën, ku nga fillimi ishin në epërsi, duke e fituar çerekun e parë 13:31 dhe të dytin 22:32.

‘Xehetarët’ nuk u ndalën as në pjesën e dytë për të thelluar epërsinë më shumë dhe për të fituar 65:112.

Te “Djemtë e Bjeshkët” u dalluan James Stanback me 16 pikë e gjashtë kërcime, Arian Azemi me 15 pikë, Orges Shatri dhe Matthew Lang me nga 13, kurse te mitrovicasit më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Amin Hot me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat