Peja përballë kampionit të Danimarkës

Basketboll

Peja përballë kampionit të Danimarkës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 13:33
Pamje nga një ndeshje

Peja do të ketë ndeshje shumë të vështira për të qenë pjese e grupeve të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Kampionët e Kosovës do të përballen me kampionin e shumëfishtë të Danimarkës, Bakken Bears.

Takimi zhvillohet në Antalia të Turqisë, aty ku zhvillohen ndeshjet kualifikuese.

Nëse Peja kualifikohet në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Kalev/Cramo-Norrköping Dolphins.

Ndërkohë, kampionët e Kosovës nëse arrijnë në finale, atëherë herë do të përballen me fituesin e ndeshjeve të tjera: SL Benfica - TSU Tbilisi dhe Patrioti Levice v Petrolina AEK Larnaca.

Vetëm një skuadër depërton në grupet e rregullta të Ligës së Kampionëve në basketboll.

Takimi zhvillohet të hënën në ora 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat