Partizani dhe Kamza në gjysmëfinale

Basketboll

Partizani dhe Kamza në gjysmëfinale

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 12:49
Pamje nga një ndeshje

Basketbolli ka nisur dje zyrtarisht edicionin 2023-2024 me takimet eliminatore të Kupës së FSHB-së në radhët e meshkujve. Partizani dhe Kamza kanë kaluar me sukses ndeshjet e para, duke fituar përkatësisht përballë Apolonisë dhe Flamurtarit, për t’u bërë pjesë e gjysmëfinaleve.

Kupa e federatës e mbajtur në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”, aty ku prej disa vitesh zhvillohet ky kompeticion, dhuroi menjëherë sfida mjaft interesante që në ditën e parë. Partizani arriti që të merrte kualifikimin pas një ndeshjeje dramatike ndaj Apolonisë.

Të kuqtë e Erdal Borovës triumfuan me përmbysje me rezultatin 79-76.

Pas një periode të parë të ekuilibruar, të fituar minimalisht 17-16 nga kryeqytetasit, skuadra fierake bëri më mirë në dy fraksionet e radhës, duke i marrë ato në shifrat 28-23 dhe 18-14.

Apolonia do të prekte avantazhin maksimal prej +11 pikësh (65- 54) në startin e periodës së katërt, por më pas gjithçka foli për “demat”, të cilët arritën të realizonin përmbysjen. I prezantuar 24 orë para ndeshjes, amerikani Mayor ishte shënuesi më i mirë për Partizanin me 23 pikë.

Për të kuqtë shkëlqeu edhe një tjetër blerje e re, Samuel Skëndaj, me 12 pikë e 10 kërcime. Ndërsa kapiteni Abdel Gjyzeli regjistroi 18 pikë e 7 kërcime. Për Apoloninë nuk mjaftuan amerikanët Hamilton dhe Jones, me nga 25 pikë secili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat