Kurioziteti i javës vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës

Basketboll

Kurioziteti i javës vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 14:04
Mikaile Tmusiq

Kurioziteti i javës vjen nga ndeshja mes Istogut dhe Trepçës.

Mitrovicasit fituan bindshëm këtë sfidë, ku njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte Mikaile Tmusiq.

Basketbollisti i Kosovës kishte indeksin 19, apo të tretin më të mirë nga ana e mitrovicasve.

Sidoqoftë, Tmusiq shënoi vetëm një pikë në këtë ndeshje, por dha kontribut të madh për bashkëlojtarët.

Mikaile kishte dyshifror të dyfishtë me 11 kërcime e 14 asistime.

Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat