Arsenijeviq mos u kap për Kosovën, merru me Beograd dhe me Cërvena Zvezdën 

Basketboll

Arsenijeviq mos u kap për Kosovën, merru me Beograd dhe me Cërvena Zvezdën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 tetor 2023 Në ora: 14:25
Tifozët e Kosovls

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht! 

Provokimet e serbëve nuk kanë të ndalur sidomos nëpër stadiume e palestrat sportive në Beograd dhe qytete tjera në Serbi. 

Tifozët famëkeq të klubit të futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, “Delija”, nuk ndalen duke provokuar dhe me pankarta skandaloze, ndërsa Aleksandar Arsenijeviq po merret me Republikën e Kosovës.    

Arsenijeviq mos u kap për Kosovën, merru me Beograd dhe me Cërvena Zvezdën.

Arsenijeviq drejtoju Beogradit zyrtar për skandalet e panumërta kundër Kosovës.

Arsenijeviq dëno gjuhën raciste të tifozëve të Zvezdës!

Pamfleti serb, “Kurir”, siç njihen ky pamflet me shkrime të gërditshme të sojit të tyre, paskan shkruar se në ndeshjen e basketbollit në Mitrovicë janë provokuar serbët.    

“Tifozët e KB Trepça shfaqen një baner skandaloz në ndeshjen me Sigal Prishtinën, ku lavdëronin vdekjen e serbëve në Banjska javën e kaluar.

Në banderolën ishin varur serbët, një varrezë ortodokse, por edhe një tank me tym që dilte prej saj që ngjante me një hartë të Serbisë, si dhe mesazhi: “Sa herë t’i afroheni Kosovës, varre vetes do t’i shtoni”.

Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka hequr pankartën e diskutueshme, por foto të saj kanë dalë në rrjetet sociale.

Me këtë rast u shpreh Aleksandar Arsenijeviq, duke pyetur se a do të vazhdohet me këtë rast dhe a do të sanksionohet dikush”, shkarravit “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat