Perçuku: Sezonin 2023-24, e nisa ashtu siç e mbylla sezonin 2022-23

Basketboll

Perçuku: Sezonin 2023-24, e nisa ashtu siç e mbylla sezonin 2022-23

Nga: K.G.. Më: 6 tetor 2023 Në ora: 19:12
Pamje nga ndeshja

Bashkimi i Prizrenit është ende në kremten e trofeut të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Basketbollistja Arbnore Perçuku mburret me suksesin dhe synon edhe trofe të tjerë.

“Sezonin 2023/24, e nisa ashtu siç e mbylla sezonin 2022/23. Pra, në mënyrën më të mirë të mundshme, me trofeun e Superkupës së Kosovës.

Është një trofe i radhës prej shumë trofeve që i kam në koleksionin tim, por edhe një nismë e mirë që me KBF Bashkimin e mbrojtëm trofeun e fituar sezonin e kaluar.

Sigurisht, gjithmonë ndjenja është fantastike për çdo trofe të fituar dhe pas Superkupës, duhet që së bashku me bashkëlojtaret e ekipit t’i përvishemi punës dhe të japim gjithçka nga vetja pasi na pret një sezon i gjatë. Vazhdojmë”, ka shkruar Perçuku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat