Dramë deri në fund, fitorja e parë për prizrenasit 

Basketboll

Dramë deri në fund, fitorja e parë për prizrenasit 

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:35
Proton Cable Prizreni

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitoren e parë, njëkohësisht duke ia shkaktuar humbjen e tretë Vëllaznimit këtë edicion. Prizrenasit fituan 76:78 (19:21, 20:28, 28:13, 9:16) në javën e tretë të Prince Caffe Superligës. 

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë dramatike deri në fund, madje fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit, ku edhe pse të dy skuadrat kishin mundësi për fitore, ishte Deni Sills që me dy pikë nga gjuajtjet e lira vendosi fituesin e ndeshjes për rezultatin përfundimtar 76:78. 

Ai e mbylli ndeshjen me 22 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Isaiah Kellyme 19 pikë e tetë kërcime, Urim Zenelaj me nëntë pikë e 11 asistime dhe Musab Mala me 13 pikë e gjashtë asistime.

Te vendasit u dalluan Samuel Sessoms me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime, Jordan Dallas me 11 pikë e 11 kërcime dhe Ardit Pepaj me 16 pikë e katër kërcime..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat