Istogu shokon Bashkimin në Prizren

Basketboll

Istogu shokon Bashkimin në Prizren

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 21:41
Istogu

Istogu shokon Bashkimin në Prizren!

Istogu ka regjistruar fitoren e parë në elitë.

Istogasit në Prizren ia kanë shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Bashkimit me rezultat 83:77 (15:19, 21:20, 22:16, 25:22).

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së tretë të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë prej 9:9, prizrenasit shkëputen në 9:18, megjithatë istogasit afrohen dhe çereku i parë përfundon 15:19.

Prizrenasit shkëputen në periudhën e dytë, 20:31, por istogasit sërish afrohen dhe pjesa e parë përfundon 36:39.

Por, istogasit nuk ndalen dhe në periodën e tretë përmbysin rezultatin në 56:49, kurse kësaj radhe prizrenasit afrojnë rezultatin në 59:56, sa ishin shifrat pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, por sidoqoftë, skuadra nga Istogu arriti të menaxhojë mirë epërsinë e krijuar dhe fitoi 83:77.

Për Istogun kjo ishte fitorja e parë në elitë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse kjo ishte humbja e parë për Bashkimin pas dy fitoreve radhazi.

Te Istogu u dalluan Arian Azemi me 15 pikë, gjashtë kërcime e 11 asistime, Kahlon Whitley me 27 pikë dhe Matthew Lang me 23 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 12 kërcime, Jeremy Harris me 15 pikë e gjashtë kërcime dhe Grant Lozoya me 21 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat