Mumini do të gjykojë në ndeshjen Melikgazi Kayseri - Olympiacos

Basketboll

Mumini do të gjykojë në ndeshjen Melikgazi Kayseri - Olympiacos

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 12:23
Mumini

Mumini do të gjykojë në ndeshjen Melikgazi Kayseri - Olympiacos të FIBA EuroCup Women!

Gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini është deleguar për të gjykuar në ndeshjen e grupeve të FIBA EuroCup Women.

Mumini do të gjykojë në sfidën në Turqi, Melikgazi Kayseri- Olympiacos.

Ky takim do të zhvillohet më 11 tetor (nesër) nga ora 18:30 në Kayseri të Turqisë.

Mumini është njëri nga katër gjyqtarët e Kosovës të licencuar nga FIBA, ndërsa për periudhën 2023-2025 janë edhe Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat