Derbi Peja - Trepça, nesër

Basketboll

Derbi Peja - Trepça, nesër

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 19:55
Pamje nga një ndeshje

Java e tretë në elitën e basketbollit kosovar sjell derbin Peja - Trepça, që do të zhvillohet nesër.

Derbi do të fillojë në orën 18:00 dhe do të luhet në palestrën “Karagaçi”.

Trepça dhe Peja kanë pikë të njëjta (4) në pozitën e tretë dhe të katër, respektivisht, andaj pritet të zhvillohet një ndeshje interesante mes dy skuadrave rivale që synojnë vetëm fitore, e në fund ku do ta marrë vetëm njëra.

Të dy skuadrat kanë nga dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara që nga fillimi i edicionit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat