Istogu nënshkruan me Davante Cooper

Basketboll

Istogu nënshkruan me Davante Cooper

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:33
Davante Cooper

Davante Cooper është përforcimi i radhës i huaj i Istogut.

Klubi istogas ka bërë të ditur se ka shtuar në radhët e veta basketbollistin amerikan.

KB Istogu, përmes faqes zyrtare të klubit, vetëm zyrtarizoi transferimin e tij, duke mos bërë të ditura detaje apo informata rreth lojtarit.

Cooper luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 centimetra.

Ai në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës nga Azerbajxhani, Olimpic Sheki.

Në sezonin 2021/22, 28-vjeçari ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.

Davante Cooper karrierë ka bërë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Argjentinë, Kolumbi, Bosnjë-Hercegovinë, Malajzi e Uruguai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat