Peja e rikthen Larry Thomasin

Basketboll

Peja e rikthen Larry Thomasin

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Larry Thomas

Klubi i basketbollit Peja ua ka dhënë një lajm të mirë tifozëve të tij para ndeshjes së madhe dhe mjaft të rëndësishme kundër Niners Chemnitz, e vlefshme për FIBA Europe Cup.

Kampioni i Kosovës në fakt ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook” se ka arritur marrëveshje me ish-basketbollistin e këtij ekipi, Larry Thomas.

Sipas klubit Verdhezi, lojtari do të zbarkojë përsëri në qytetin e “Shqiponjave” gjatë këtij muaji, ndërsa ai ishte pjesë e ekipit nga Rrafshi i Dukagjinit në edicionin e kaluar.

Peja synon ta përsërisë sezonin fantastik që e pati së fundmi, kur e fitoi titullin e kampionit të Kosovës pas pritjes së gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat