Bashkimi triumfon në Gjilan

Basketboll

Bashkimi triumfon në Gjilan

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 20:08
Pamje nga një ndeshje

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj United Basketball me rezultat 45:86 (13:23,12:27,9:20,11:16).

Për Bashkimin kjo ishte fitorja e gjashtë nga shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar në këtë edicion. Bashkimi tregoi edhe një herë lojën e fortë të skuadrës duke dominuar ndeshjen vazhdimisht, pjesa e parë u mbyll me 10 pikë epërsi, 13:23.

Edhe 10 minutat e tjerë i takuan Bashkimit që shënoi 27 pikë kurse United Basketball vetëm 12.

Diferenca u bë në çerekun e tretë ku Bashkimi pati seri prej 20 pikësh kurse pranoi nga United Basketball vetëm 9 pikë. Kurse pjesa e fundit u mbyll 11:16 në të mirë të vajzave nga Prizreni.

Tek Bashkimi më të mirat ishin Sarah Mgbeike me 22 pikë dhe 14 kërcime si dhe Benally Analyss Renee me 16 pikë, 2 kërcime dhe 5 asistime.

Kurse tek United Basketball Anila Selmani me 10 pikë, 3 kërcime dhe 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat