Një amerikan rikthehet në Prishtinë

Basketboll

Një amerikan rikthehet në Prishtinë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 12:07
Malcolm Armstead

Malcolm Armstead është rikthyer në Sigal Prishtinë.

Bardhekaltrit e kanë zyrtarizuar sot fundorin amerikan, i cili do t’i mbrojë ngjyrat Bardhekaltër deri në fund të këtij sezoni.

Armstead së fundmi ishte pjesë e Golden Eagle Yllit dhe e Pejës, ndërsa u rikthye në klubin ku luajti në vitin 2019.

Ai llogaritet si lojtar vendor pasi e posedon pasaportën e Kosovës.

Me Pejën në këtë edicion i kishte 11 paraqitje në krejt garat me një mesatare prej 6,6 pikësh për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat