Vushtrria fiton derbin në Ligën e Parë

Basketboll

Vushtrria fiton derbin në Ligën e Parë

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:32
Rezultatet

Vushtrria ka fituar derbin e Ligës së Parë të Meshkujve ndaj New Basket me shifrat 68:71, në javën e dhjetë.

Sfida ka qenë mjaft interesante dhe deri në sekondat e fundit nuk është ditur për fituesin, por vushtrriasit në fund ishin më të përqendruar dhe fituan derbin e kësaj jave me tri pikë dallim.

Idol Pallushi ishte më i miri te prizrenasit me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te vushtrriasit Albion Imeri kishte 15 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Erhan Sholla kishte 16 pikë e shtatë kërcime. New Basket ka gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa Vushtrria ka shtatë fitore e dy humbje.

Bora vazhdon me fitore, ku kësaj radhe ka mundur Kerasan-in me rezultat 57:124. Bora është e vetmja me nëntë fitore në nëntë ndeshje, kurse Kerasan-i numëron dy fitore e shtatë humbje.

Fitore shënoi edhe Borea, që mposhti si mysafir Gjakovën e Re me rezultat 67:72. Skuadra pejane ka gjashtë fitore e tri humbje, ndërsa ajo nga Gjakova, ka një fitore e tetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat