Klinikë për basketbollin 3x3 me ekspertin ndërkombëtar

Basketboll

Klinikë për basketbollin 3x3 me ekspertin ndërkombëtar

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:17
Jaume Comas

Klinikë për basketbollin 3x3 me ekspertin ndërkombëtar Jaume Comas!

Më 25 Nëntor do të mbahet Klinika e Trajnerëve, ku do të ligjërojë eksperti ndërkombëtar, Jaume Comas.

Klinika do të jetë për Arsimtarët, të cilët do të angazhohen në cilësinë e trajnerit me fëmijët në Programin “Sport në Shkolla”, pjesë e të cilit është edhe Federata e Basketbollit e Kosovës me basketbollin 3x3.

Jaume Comas është ekspert ndërkombëtar i basketbollit 3x3 dhe ka ligjëruar në shumë vende botës, ndërsa ka dhënë kontribut në zhvillimin e basketbollit 3x3 në Kataluni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat