Peja e pafat, mposhtet në sekondat e fundit

Basketboll

Peja e pafat, mposhtet në sekondat e fundit

Nga: K. G. Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 21:02
Peja

Peja e pafat përkundër lojës së mirë, mposhtet në sekondat e fundit.

Ndeshje me rivalitet të madh nga fillimi e deri në fund mes kampionit të Kosovës dhe ekipit polak, Spojnia Stargard.

Pejanët pësuan humbje si vendas me rezultat 87:91 (25:27, 21:19, 27:25, 14:20) nga Spojnia Stargard në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit H të Europe Cup.

Një ndeshje për t’u mbajtur mend, që mbajti në ankth tifozët deri në sekondat e fundit.

Në minutën e 32-të, Peja ishte në epërsi me katër pik[ (75:71) ndaj ekipit polak.

Në minutën e 34-të rezultati ngushtohet në 77:77.

Në minutën e 37-të mysafirët kaluan në epërsi me 82:84, 82:86 dhe fituan takimin me 87:91.

Basketbollistët Urald King shënoi 18 pikë e Justin Edler Davis 17 sosh, janë me efikasit të Peja. 

Të ekipi polak Arguster Daniels realizoi më së shumti pikë, 24.

Chemnitz ka përfunduar në vend të parë me 12 pikë, pasojnë Spojnia Stargard me 9, Peja 8 e Den Bosch me 7.

Aventura e Peja përfundon në garat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat