Nesër Sigal Prishtina - Llovçen

Basketboll

Nesër Sigal Prishtina - Llovçen

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 13:13
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina nesër pasdite do të përballet me KK Lovçen, ndeshje kjo që luhet në kuadër të Ligës Ballkanike.

Klubi më i madh në vendin tonë, sërish do të luajë në Ligën Ballkanike, ligë të cilën prishtinasit e kishin fituar pak vite më parë.

Sigal Prishtina, e cila synon t’i shkojë deri në fund të kësaj gare, në duel me Lovçen hyn me ambicie për fitore në mënyrë që të bëjë hapin e parë në këtë gare joshëse.

Dueli mes Sigal Prishtinës dhe Llovçen luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndeshje që pritet të krijojë një atmosferë të zjarrtë nga tifozët prishtinas “Plisat”.

Sfida mes Sigal Prishtinës  dhe Lovçen fillon në orën 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat