Sigal Prishtina e demolon Llovçenin

Basketboll

Sigal Prishtina e demolon Llovçenin

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:29
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligën Ballkanike.

Skuadra me e suksesshme në vendin tonë, e ka demoluar Lovçenin nga Mali i Zi, me rezultat 96-65, të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Basketbollistët e Sigal Prishtinës nga fillimi i ndeshjes e deri në sekondën e fundit të këtij dueli ishin më të mirë dhe vazhdimisht kishin epërsi të lartë në rezultat.

Me rezultatin 52-34 në favor të Sigal Prishtinës, skuadrat shkuan në pushim.

Basketbollistët e skuadrës sonë edhe në periudhën e tretë dhe të katërt vazhduan dominimin në parket, madje, krijuan edhe epërsinë prej 21 pikëve.

Përfundimisht Sigal Prishtina mposht bindshëm dhe lehtë skuadrën malazez, Llovçen, me rezultat 96-65.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat