Spikat derbi Partizani - Tirana

Basketboll

Spikat derbi Partizani - Tirana

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:12
Pamje nga një ndeshje

Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve të radhës për kampionatet kombëtare.

Java e nëntë te femra do të hapet nesër me takimin Elbasani-Flamurtari, ora 17:00, pallati i sportit “Tomorr Sinani”.

Një sfidë që në letër konsiderohet e thjeshtë për vlonjatet, të cilat udhëtojnë në Elbasan pas dy “shuplakave” që morën në kryeqytet, duke u mundur fillimisht në Superkupë kundër Partizanit dhe më pas në kampionat ndaj Tiranës.

Ndërkohë, kryendeshja e kësaj jave do të jetë pikërisht derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, takim që do të luhet të shtunën në orën 17:00 në “Asllan Rusi”.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe sfidat Barleti-Vllaznia dhe Teuta-Studenti.

Në radhët e meshkujve java e dhjetë do të hapet nesër me tri përballje, duke nisur në orën 17:00 në “Asllan Rusi”, aty ku kryesuesit e pamposhtur të Besëlidhjes, do të presin Skënderbeun e vendit të fundit. Kamza pret në shtëpi Fierin, ndërsa Elbasani sfidon në fushën e tij Apoloninë. Të shtunën do të luhen sfidat Flamurtari-Tirana dhe Partizani-Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat