Bashkimi - Penza, derbi i javës së 10-të

Basketboll

Bashkimi - Penza, derbi i javës së 10-të

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 11:24
Orari

Edhe këtë fundjave do të zhvillohen tri ndeshje Superligës së Femrave. Ndeshja kryesorë do të zhvillohet në Prizren. Bashkimi pret Penzen të premten me fillim nga ora 19:00.

Të shtunën Trepça është nikoqire e Peja 03 nga ora 13:00. Ndërsa ndeshja e fundit në kuadër të xhiros së 10-të zhvillohet në Gjilan mes United Basketball dhe Prishtinës të dielën nga ora 18:00

Bashkimi dhe Prishtina janë në pozitat një dhe dy me nga tetë fitore në nëntë ndeshje.

Peja 03 vazhdon ta mbaj vendin e tretë me pesë fitore e katër humbje duke grumbulluar kështu 14 pikë.

Në vendin e katërt pozicionohet Trepça që ka katër fitore e pesë humbje ndërsa në vendin e pestë është Penza me dy fitore e shtatë humbje.

Në fund të tabelës gjendet United Basketball i cili ende nuk ka arritur asnjë fitore këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat