Peja 03 ngadhënjen me 10 pikë dallim ndaj Trepçës

Basketboll

Peja 03 ngadhënjen me 10 pikë dallim ndaj Trepçës

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 17:18
Pamje nga një ndeshje

Peja 03 shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 65:75 (12:20,10:28,22:14,21:13).

Çerekun e parë Peja 03 e filloi më mirë duke arritur që të krijoj një epërsi prej 8 pikësh ndaj Trepçës me rezultat 12:20.

Në 10 minutat e çerekut të dytë vashat e Peja 03 ishin të pandalshme duke arritur të shënojnë 28 kurse Trepça përkundër të gjitha përpjekjeve shënoi vetëm 10 pikë.

Peja 03 shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi të konsiderueshme prej 26 pikëve apo rezultat të përgjithshëm 22:48.

Në çerekun e tretë Trepça u mundua për ta ngushtuar epërsinë duke arritur të shënoj 22 pikë.

Në pjesën e fundit Trepça u mundua edhe  më shumë ta ngushtoj rezultatin por nuk mjaftoi që të triumfonte.

Në fund Peja 03 shënoi fitore 65:75.

Tek Peja 03 u dalluan Saranda Daci me 15 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime si dhe Taylor Jones me  29 pikë 13 kërcime dhe 3 asistime.

Kurse tek Trepça kontributin më të madhe e dha Mar'shay Moore me 43 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat