Destinacioni i radhës: Peja

Basketboll

Destinacioni i radhës: Peja

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:19
Pamje në Pejë

Në qytetin e Pejës na pritën Ambasadorët e Paqes, kësaj here në bashkëpunim me KB Peja, KBF Penza, KBF Peja 03 dhe sponsorin e FBK-së Korporata Rugove.

Bashkë me ne ishin Saranda Daci, Lis Shoshi, Arian Qallaku, Zërina Shatri, Meriton Ismaili, dhe Vanesa Bojku.

Ambasadorët e vegjël patën mundësinë të bisedonin me lojtarët/et e tyre të preferuar, duke iu përçuar energji pozitive në prag të festave të fundvitit.

Federata e Basketbollit e Kosovës falënderon përzemërsisht të gjithë palët e përfshira në këtë aktivitet e veçanërisht Drejtoreshën e Sportit në Pejë, Xhenet Syka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat