FBK refuzon kërkesën e Ligës Ballkanike

Basketboll

FBK refuzon kërkesën e Ligës Ballkanike

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 27.12.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

"E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023; e ka miratuar Raportin Financiar për periudhën Janar – Nëntor 2023.

E ka miratuar Draft Planin e Veprimit për vitin 2024, e ka miratuar Draft Planin e Marketingut 2024.

E ka miratuar Draft Planin Financiar 2024.

Ka vendosur të hap konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024.

E ka miratuar plotësim ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së.

Ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superliga Femrat

Ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin Zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person)

E ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK

E ka emëruar Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës

E ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3x3 Prishtina

E ka miratuar pjesërisht kërkesën e basketbollistit të Kosova 3x3, Bardh Rexha

E ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike

E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosoval

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat