Portland hyn në histori

Basketboll

Portland hyn në histori

Më: 31 mars 2024 Në ora: 15:32
Pamje nga ndeshja

Në historinë e madhe të NBA vetëm 9 takime të sezoneve të rregullta janë mbyllur me të paktën 60 pikë diferencë mes skuadrave. Në plot tri takime ka qenë Portland Blazers në anën “e gabuar” të rekordit.

Për të rënduar edhe më shumë rrethanat për ekipin nga Oregon mjafton të përmendim se dy prej tre disfatave i ka pësuar pikërisht këtë sezon.

Në fillim të sezonit pritshmëritë për ekipin e Portland nuk ishin të mëdha, por një sezon si ky askush nuk e kishte parashikuar. Skuadra e drejtuar nga Çonsej Billaps numëron vetëm 19 fitore ndërsa ka pësuar plot 55 humbje.

Njiuhuni me listën e ndeshjeve, të cilat janë mbyllur me 60 a më shumë pikë diferencë:

MIAMI HEAT-PORTLAND TRAIL BLAZERS 142-82 (diferenca 60 pikë)

29 mars 2024

CHARLOTTE HORNETS-MEMPHIS GRIZZLIES 140-79 (diferenca 61 pikë)

22 mars 2018

SYRACUSE NATIONALS-NEW YORK KNICKS 162-100 (diferenca 62 pikë)

25 dhjetor 1960

GOLDEN STATE WARRIORS-SACRAMENTO KINGS 153-91 (diferenca 62 pikë)

2 nëntor 1991

OKLAHOMA CITY THUNDER-PORTLAND TRAIL BLAZERS 139-77 (diferenca 62 pikë)

11 janar 2024

LOS ANGELES LAKERS-GOLDEN STATE ËARRIORS 162-99 (diferenca 63 pikë)

19 mars 1972

INDIANA PACERS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 124-59 (diferenca 59 pikë)

27 shkurt 1998

CLEVELAND CAVALIERS-MIAMI HEAT 148-80 (diferenca 68 pikë)

17 dhjetor 1991

MEMPHIS GRIZZLIES-OKLAHOMA CITY THUNDER 152-79 (diferenca 73 pikë)

2 dhjetor 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat