Partizani përmbys Tiranën

Basketboll

Partizani përmbys Tiranën

Më: 12 prill 2024 Në ora: 23:51
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur takimet e para gjysmëfinale play off në basketboll për femra dhe surpriza e emocionet nuk kanë munguar. Kryesisht në kryeqytet, ku Partizani fitoi 56-54 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti” në sekondat e fundit, duke befasuar bardheblutë në shtëpinë e tyre.

Një gjuajtje e saktë për tri pikë nga ana e Bannister 7 sekonda nga fundi, i dha fitoren Partizanit, që përmbysi disavantazhin 34-21 pas përfundimit të pjesës së parë. Një ndeshje me dy pamje, më e mirë për Tiranën në pjesën e parë, por në të dytën erdhi përmbysja e Partizanit.

Edhe pse Tirana konsiderohej favorite nuk dha atë që pritej në këtë ndeshje, duke zhgënjyer në fund. Një fitore që rrit ndjeshëm moralin e Partizanit, ku të gjitha titullaret realizuan mbi 10 pikë. Për Tiranën u dallua Bojka me 18 pikë e 13 rebound, por që s’mjaftuan.

Flamurtari kampion arriti një fitore të lehtë ndaj Vllaznisë me shifrat 58-40, një sdidë ku vlonjatet kontrolluan ekipin kundështar dhe energjitë. Basketbollistet e Flamurtarit u shkëputën që në periodën e parë dhe e thelluan vazhdimishrt epërsinë. Henderson me 23 pikë e 12 rebound ishte shënuesja më e mirë për vendaset.

Gjysmëfinale-Femra

Nd.1, Flamurtari – Vllaznia, 58-40

Nd.1, Tirana – Partizani, 54-56

Nd.2, Vllaznia – Flamurtari,

Nd.2, Partizani – Tirana,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat