Maccabi befason Panathinaikosin

Basketboll

Maccabi befason Panathinaikosin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:05
Pamje nga ndeshja

Fitore në Athinë, skuadra izraelite triumfoi 87:91 përballë grekëve!

Playoff-et e Euroligës 2024 kanë nisur me bujë! Ndeshja e parë është një befasi pasi Maccabi mposhti Panathinaikos 87-91 përballë një turme të jashtëzakonshme në kryeqytetin grek.

Maccabi kryesoi 25-26 pas 10 minutash, më pas Luca Vildoza dhe Mathias Lessort lejuan Panathinaikos të merrte diferencën 50-42 në pjesën e parë.

Antonius Cleveland dhe James Webb e afruan Maccabin, 70-63, në fund të çerekut të tretë. Bonzie Colson goditi dy herë nga qendra dhe Lorenzo Brown shtoi një tjetër për epërsinë 77-81 të Maccabi.

Goditja e Kendrick Nunn e ktheu ndeshjen në një triller, 87-87, në minutën e fundit. Brown dhe Josh Nebo vulosën rezultatin. Colson kryesoi Maccabi-n me 18 pikë ndërsa Broën shtoi 16. Lessort kryesoi të gjithë pikëshënuesit me 22 pikë. Maccabi kryeson serinë 0-1!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat