Real Madrid siguron “final four”

Basketboll

Real Madrid siguron “final four”

Më: 4 maj 2024 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja

Faza çerekfinale e Euroleague po shkon drejt fundit, me Real madrid që është ekipi i parë gjysmëfinalist, që ka siguruar një biletë për në “final four”.

Madrilenët fituan 90-74 ndaj Baskonia Gasteiz në ndeshjen e tretë çerekfinale, duke fituar 3-0 përballjen direkt në derbin spanjoll.

Në tri sfidat e tjera çerekfinale ekuilibër i plotë dhe barazim 2-2 me ndeshje, duke bërë që gjithçka të vendoset në sfidën e pestë. Kështu, Panathinaikos mposhti 95-88 Maçabi Tel Aviv në përballjen e katërt mes tyre.

Në Turqi, Monaco mundi 65-62 Fenerbahce, duke rikthyer ekuilibrin në parket, ndërkohë që e njëjta gjë ndodhi edhe në përballjen mes Barcelona e Olympiacos. Grekët fituan 92-58 dhe shtynë gjithçka për në takimin e pestë, që luhet në mesjavë.

Euroleague-Çerekfinale play off

Panathinaikos – Maçabi Tel Aviv, 95-88 (2-2)

Real Madrid – Baskonia Gasteiz, 90-74 (3-0)

Monaco – Fenerbahce, 65-62 (2-2)

Barcelona – Olympiacos, 58-92 (2-2)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat