Trepça apo Ylli do të fitojnë në finalen e parë?

Basketboll

Trepça apo Ylli do të fitojnë në finalen e parë?

Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në finale të playoff-it në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, duke nisur nga ora 19:00.

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione, derisa mund të zhvillohen deri në pesë sfida.

Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje.

Nga tri humbjet ‘Xehetarët’, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat