Trofetë e Trepçës

Basketboll

Trofetë e Trepçës

Më: 14 maj 2024 Në ora: 15:11
Trofetë e Trepçës

Trepça është një nga klubet më me traditë në Kosovë.

Mitrovicasit janë shpallur katër herë kampionë të Kosovës dhe janë në kërkim të titullit të pestë, ku në finale po përballen me Golden Eagle Yllin.

‘Xehetarët’ janë shtatë herë fitues të Kupës së Kosovës, si dhe kanë fituar dy herë Superkupën e Kosovës.

Trepça fitoi për herë të parë Ligën Unike këtë edicion, derisa një herë kanë fituar Superkupën Mbarëkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat