Rrihen mes vete tifozët në Mal të Zi, ndërpritet ndeshja  

Basketboll

Rrihen mes vete tifozët në Mal të Zi, ndërpritet ndeshja  

Nga: K.G. Më: 16 maj 2024 Në ora: 20:44
Pamje nga hedhja e karrigeve në parket

Ndeshja mes Sutjeskës së Nikshiqit dhe Buduçnostit të Podgoricës është ndërprerë dhe nuk do të vazhdojë!

Ndeshja e Play-off-it të kampionatit të basketbollit në Malit të Zi ndërmjet Sutjeskës dhe Buduçnostit është ndërprerë për shkak të përleshjes mes tifozëve gjatë çerekut të dytë.

Buduçnosti udhëhiqte me 36:26, kur tifozët e skuadrës nga Podgorica “Varvari” hynë në fushë nga hyrja zyrtare dhe filluan të provokojnë tifozët vendas.

Siç raporton “RTCG”, tifozët e Sutjeskës janë kundërpërgjigjur duke hedhur karrige.

Vetëm atëherë ka reaguar policia dhe ka nxjerrë nga salla tifozët mysafirë.

Sutjeska nuk pranoi të vazhdoi ndeshjen pa mbështetësit e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat