Lakers “fluturojnë” me LeBron, Bulls përmbysin Spurs, humbasin Clippers e Boston

Basketboll

Lakers “fluturojnë” me LeBron, Bulls përmbysin Spurs, humbasin Clippers e Boston

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:55
Foto nga ndeshja

Lakers ngjiten në vendin e katërt të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 128-100 ndaj Charlotte, ndeshje e luajtur në fushën e kësaj të fundit.

Një takim i dominuar nga ekipi kalifornian, që kishte si protagonist të zakonshim LeBron James, autor i një “triple double”, me 24 pikë, 12 rebound e 11 asist. Por arma kryesore e ekipit të Lakers ishten kolektiviteti, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Chicago, që mundi 98-93 San Antonio, një rezultat disi surprizë, pasi Bullas ndodhen në vendin e fundit në Lindje, me shumë probleme këtë sezon. San Antonio e udhëhoqi gjatë gjithë kohës ndeshjen, madje u shkëput deri në 20 pikë, por miqtë rikuperuan në 5 minutat e fundit, duke arritur një fitore të pabesueshme. Aldridge me 29 pikë e 12 rebound ishte më i miri prë Spurs, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për Chicago u dalluan Dunn me 24 pikë e Markkanen me 23.

Në ndeshjet e tjer, skuadra e Oklahomës mundi 110-104 Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Perëndim. Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga skuadra e Thunder, me George që realizoi 33 pikë. Ekipi i Detroit mundi 113-104 Boston, një fitore e merituar e skuadrës vendase, që në pjesën e dytë e dominoi lojën dhe triumfoi falë 27 pikëve të Griffin. Fiton edhe skuadra e Houston, që mundi 105-97 rivalët e Memphis, ndeshje e komanduar nga miqtë, që patën gjithnjë kontrollin e saj e triumfuan falë 32 pikëve, 12 rebound e 10 asist të James Harden.

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Utah Jazz, 96-89

Charlotte – Lakers, 100-128

Detroit – Boston, 113-104

Memphis – Houston, 97-105

San Antonio – Chicago, 93-98

Oklahoma – Clippers, 110-104

Phoenix – Minnesota, 107-99

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat