Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve

Boksi

Debutimi i Shaq O’Neal në Wrestling nuk shkon si duhet, ai largohet me ndihmën e mjekëve

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:38
Shaq O’Neal

Ish ylli NBA-it, Shaquille O’Neal ka debutuar në ringun profesionist të AEW (All Elite Wrestling).

Gjiganti 2.16 metra, Shaq u shfaq në një formë të shkëlqyer në ring, ku bashkë me miken e tij Jade Cargill debutoi përballë çiftit Cody Rhodes dhe Red Velvet.

Ishte pikërisht ish-qendra e Los Angeles Lakers, që dominoi shumicën e dueleve në ring, por në fund u largua me ndihmën e mjekëve.

Kjo pasi për shkak të mungesës së eksperiencës dhe përqendrimit, O’Neal përfundoi jashtë ringut, me një veprim të shpejtë akrobatik të kundërshtarit të tij dhe u përplas me dy tavolina që ishin afër ringut.

U desh menjëherë ndërhyrja e mjekëve që ta çonin në ambulancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat