Ylli i YouTube thumbon Dana White

Boksi

Ylli i YouTube thumbon Dana White

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:30
Ylli i YouTube thumbon Dana White

Ylli i YouTube, Jake Paul, pasi fitoi dy herë ndaj ish-kampionit të botës në artet marciale mikse, Tyron Woodley, ka thumbuar sot presidentin e UFC-së Dana White.

Paul (5 fitore, 0 humbje në ring) ka ironizuar me numrin 1 të arteve marciale mikse në lidhje me sportistët që duelojnë në kafaz, duke u shprehur se do t’i mposhtë të gjithë nëse pranojnë të duelojnë me të.

“Sapo kam mposhtur një kampion të UFC-së, që e ka mbrojtur titullin pesë herë. Me këtë fitore turpërova të gjithë këtë sport që zhvillohet në kafaz.

Dana, më jep të gjithë trimat e tu, Kamaru Usman, Nate Diaz, Jorge Masvidal, Conor McGregos kë të duash ti. Më sill në ring kë dëshiron dhe të premtoj se do t’i mund dhe turpëroj të gjithë. Të premtoj Dana White”, tha Jake Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat